Surpriza na vjen nga Real Madrid ku mesfushori Isco, është gati të transferohet te Barcelona.

Kontrata e spanjollit me Los Blancos skadon në qershor dhe ai pritet të largohet nga Madrid në fund të sezonit. Sipas Okdiario, Isco ka pranuar të transferohet në Camp Nou.

Isco nuk ka gjetur hapësira te Real-i dhe duket se ka arritur një marrëveshje në vija të përgjithshme me Barçën. Gjithmonë sipas medias spanjolle, Xavi ka folur me lojtarin javën e kaluar.

Babai i Isco-s ka mohuar lajmet që flisnin për një transferim të tijin te Fiorentina.

Ndërsa Isco nuk është i njëjti lojtar që ishte dikur dhe nuk do të ketë një ndikim të madh për Madridin këtë sezon, ai është ende 29 vjeç dhe mund të jetë një lojtar i vlefshëm për Barcelonën nëse i jepet besimi. Për më tepër, ai është lloji i nënshkrimit që Barça ka bërë muajt e fundit, duke pasur parasysh që presidenti Joan Laporta është fokusuar veçanërisht te agjentët e lirë.

Megjithatë, a do të jetë i gatshëm Isco të luajë për rivalin më të madh të Real Madridit në botën e futbollit?