Një 40-vjeçar, që vidhte biçikleta në qytetin e Durrësit, është vënë në pranga këtë fundjavë.

Fatë muajit shtator, Kristo Myftari ka vjedhur katër biçikleta në lagjet nr. 4, nr. 5 dhe nr. 17 të qytetit bregdetar.

Dy prej mjeteve u sekuestruan si provë materiale. Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer 40-vjeçari.

Ai ka precedent të mëparshëm për të njëjtën vepër penale, ndërkohë që Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet ndaj tij.

Top Channel

Previous articleEMRAT/ Krimi në familje në Përmet, ja kush është viktima dhe i moshuari vrasës i proceduar dhe më parë për dhunë
Next articleNis seanca në Gjykatën e Shkallës së Parë Korçë, për 15 të arrestuarit e Operacionit “Tempulli”