Nis seanca për vlerësimin e masave të sigurisë në Gjykatën e Shkallës së Parë Korçë për 15 shtetasit e tjerë të arrestuar në flagrancë dhe të ndaluar në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”.

Seanca u vendos për të filluar në orën 11:00, ndërsa para togave të zeza do të dalin :

Renato Musollari, Mario Kodra, Grisild Tabaku,Bernard Qelemeni,Leonard Dervishllari, Dhimiter Buli, Endrit Afesllari, Naum Cobani, Erion Bardho, Andrea Barmashi, Marko Ziko, Klavio Prishtina, Dorian Beçka, Arjan Zengo, Denis Potgorija.

Prokuroria sipas burimeve do të kërkojë masën e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa do të jetë gjykata ajo që do të japë verdiktin e fundit, pasi mund të ketë edhe masa sigurie “arrest në shtëpi” apo “detyrim paraqitje”.