Home ELBASANI SOT ZAPTIMI I HAPSIRAVE PUBLIKE,PROBLEM NË ELBASAN

ZAPTIMI I HAPSIRAVE PUBLIKE,PROBLEM NË ELBASAN

14

Qytetarët vështirësi për të kaluar

Prej disa kohësh zënia e trotuareve nga bizneset,shitësit ambulantë e kioskat është kthyer në një nga problemet më të mëdha për këmbësorët në qytetin e Elbasanit.

E tillë është gjendja në zonën e Namazgjasë ku numri i lartë i bizneseve që kanë vendosur produktet e tyre në rrugë është më i madh dhe si rrjedhojë rrugët më të ngushta.

Siç  shihet nga pamjet shumë nga këmbësoret nuk mund të kalojnë në trotuare duke zgjedhur të kalojnë buzë rrugës.

Duke qenë një nga zonat e cila ka një trafik të ngarkuar rreziku i ndonjë aksidenti rrugor është present.

Megjithëse me rregull trotuarët janë hapësira të rezervuara vetëm për këmbësorët në praktikë duket se nuk zbatohet.