Home AKTUALITET Zbrazet’ çdo makinë luksoze! Forcat RENEA vihen në kërkim të Talo Çelës,...

Zbrazet’ çdo makinë luksoze! Forcat RENEA vihen në kërkim të Talo Çelës, rrethojnë zonën ku ka shtëpinë

81

ELBASAN- Forcat RENEA janë vënë në kërkim të të shumëkërkuarit Talo Çela që akuzohet për një sërë veprash penale të rënda kriminale. Mësohet se në kuadër të aksionit që është shtrirë mbrëmjen e sotme në pesë qytetet e vendit, RENEA ka ‘zbarkuar’ dhe në Elbasan.

Mësohet se uniformat e shtetit kanë rrethuar dhe zonën e Bradasheshit, aty ku dhe Çela ka shtëpinë, të cilës iu vendos dhe një sasi tritoli në muajin nëntor të vitit të kaluar. Çdo makinë luksoze që kalon, ‘zbrazet’ dhe kontrollohet në mënyrë të imtësishme. Talo Çela u ka shpëtuar katër operacioneve nga forcat RENEA, i fundit, në muajin gusht të vitit të shkuar.