Nga Erion Murataj

E nisi Berisha në 2009-tën kur thoshte se Shqipëria fanar ndriçues është e dyta pas Gjermanisë për rritje ekonomike. E nisi Berisha dhe e vazhdoi Rama sot kur thotë se Shqipëria është e 8-ta për nga digjitalizimi dhe sistemet e saj elektronike në Europë. E sikur të mos mjaftonte kjo në një klasë politike që fillon me non grata, spiunë dhe me njerëz pa nder dhe moral që kanë bërë një qeverisje me familjarë e ish familjarë të një orgjie politike që daton që nga viti ’91, shqiptarët sot përveç atyre që kanë zgjedhur të rropaten rrugëve të Europës, kanë një hall më të madh. Investimi I tyre do të ngeli shterpë!
Një nga shtysat më të mëdha të ekonomisë bujqësore të lançuara nga Berisha siç ishin ullinjtë dhe arrorët u përqafua në masë nga shqiptarët që u çuan të gjithë që pasi prenë ato të Enverit, mbollën fidanët e rinj të demokracisë. Mbollën ullinj e nuk lanë vend pa mbjellë.
Sot, shqiptarët janë të pashpresë!
Të pashpresë pasi fruti I punës së tyre do të iki dëm. Do të iki dëm jo për faj të tyre por për faj të një politike të ndyrë e cila sot krekoset dhe krenohet nga të dyja kampet se koha e tyre ishte e artë , ndërkohë që të dyja palët kanë shkaktuar drama të cilat I kanë vuajtur në kurriz shqiptarët. Nuk e kam me asnjërin.
Në fakt fajtorët më të mëdhenj janë gjunjëgjakosurit dhe duarenjturit të cilët ngelën në gjunjë para kësaj klase politike dhe I bën duart plagë duke duartrokitur për paçavuret dhe çorbën që gatuan 30 e ca vite, të cilën e hamë të gjithë bashkarisht.
E teksa shqiptarët vuajnë skamjen dhe jo vetëm që nuk kanë benefite nga investimet e tyre por sot lëngojnë tek shohin se gjithçka që investuan të shkojë dëm dhe të mos mund ta vjelin frutin e mundit .
Çohuni zagarë, çohu ti Edi Rama kërkoji si Gjermanisë dhe Greqisë dëmshpërblim për të rinjtë që i çove ti vjelin ullijntë .
Çohu ti Sali, jepu shpresë me Ilirin se kur të vish në pushtet do ua vjelësh ullijntë me qytetarë digjiital.
Bashkohuni ordinerë të orgjisë se ulliri ngeli pa vjelë dhe pse fati e desh që çmimi i vajit të kapi majat dhe shqiptarët të jenë prap të varfër se ju i zbuat rrugëve të Europës.
Një thirrje për fshatarët.
Votojini prap nëse keni akoma takat, gjunjë , duar e nofulla për ti mbajtur.
Por mos dilni të qaheni nese i votoni sërisht…