Dy rusët dhe shtetasi ukrainas, të dyshuar për spiunazh, nuk kanë qëndruar dhe fjetur gjatë tre ditëve në asnjë hotel në Gramsh.

Burime thanë se ata kanë fjetur dhe kanë qëndruar në kodër lart uzinës së Çekinit, ku ndodhet një ish-repart ushtarak i braktisur, i cili më parë ka qenë kundërajrori për mbrojtjen e uzinës.

Vendqëndrimi i tyre është konfirmuar edhe nga dëshmitarë okularë, të cilët i kanë parë tre të huajt të qëndronin brenda në ish-repartin ushtarak të braktisur.