SPAK ka firmosur urdhër-arreste të reja për çështjen e inceneratorëve.

Nëntë masa sigurie janë duke u ekzekutuar nga Policia e Shtetit.

Ditën e djeshme, Jorida Tabaku i kërkoi Prokurorisë së Posaçme informacione mbi ecurinë e hetimeve për inceneratorët. Nëpërmjet një shkrese dërguar kreut të SPAK-ut, Arben Kraja, ish-kryetarja e Komisionit Hetimor nënvizon se raporti i përgatitur nga anëtarët e opozitës duhet të merret për bazë nga organi i akuzës.

Në padinë e fundit të depozituar në SPAK, opozita ka paditur 7 zyrtarë të majtë dhe demokratët janë në pritje për rezultatet e veprimeve hetimore.