Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi doli në një konferencë për mediat në lidhje ripërsëritjen e zgjedhjeve në bashkinë e Kukësit.
Celibashi tha se janë 45 mije e 956 qytetarë me të drejtë vote. Sakaq shtoi se janë 74 qendra votimi ku do të votohet këtë të diel.
“Do kushtojnë 25 mln 457 mijë 496 lekë që në fakt nuk janë para të kërkuara shtesë në buxhetin e KQZ, por në një menaxhim dhe riorganizim të buxhetit që kemi bërë, pamë që nuk ishte e nevojshme për të kërkuar buxhet shtesë pasi ka kursime nga KQZ që e mundësojnë këtë proces zgjedhor”– u shpreh Celibashi gjatë komunikimit me gazetarët.
Celibashi bëri të ditur se deri tani janë 9 QV që të plotësuara me 7 anëtarë, pjesa tjetër është me 6 anëtarë.
“Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor jemi në pritje të propozimeve shtesë të PD-së për komisionerët shtesë që ka të drejtë të propozojë bazuar në këtë vendim. PD ka sjellë 20 propozime dhe janë miratuar 9 dhe jemi në proces shqyrtimi të 11 propozimeve të tjera”