RROGOZHINË- Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Rrogozhinës, Edison Memolla ka ushtruar të drejtën e votës. Pasi shprehi vullentin e tij, Memolla mbajti një fjalë të shkurtër para gazeëtarëve.
Ai tha se pret që pjesëmarrja të jetë pothuajse sa në zgjedhjet e 14 majit.
“Procesi po shkon shumë mirë. Ftoj qytetarët sot të marin pejsë masivisht dhe të votojnë kandidatin më të mirë. Nuk rrezikojmë aspak, sepse kemi punaur dhe kemi marrë mesazhe nga hera e parë dhe këtë radhë jemi duke e respektuar dhe duke e rregulluar të gjitha ato defekte që kishim. Nuk merremi me kundërshtarin, merrem me veten time, kundërshtari të merret me veten e tij”, tha ai.Shpresoj që pak a shumë të jetë e njëjta pjesëmarrja që ka qenë. Është administruar nga KAZAZ dhe KQZ dhe nuk di të them më shumë. Unë erdha votova dhe ika. Nuk kam ardhur këtu brenda”, tha ai./n.m.abcnews.al