Opinionistja e edicionit të dytë të ‘Big Brother VIP Albania’, Zhaklin Lekatari, ka treguar se ka pasur përplasje me familjarët e Kiara Titos në lidhje me deklaratat e saj.

Në një bisedë me gazetarin e Top Channel, ajo ka thënë se nuk ka qenë e vetmja, porse ka edhe persona të tjerë, të cilëve iu është kërkuar llogari për qëndrimet që kanë mbajtur.

“Jo, sqarime dhe bisedime, jo. Nuk kam pasur përplasje me të, kam pasur përplasje me familjarët e saj. Por, jo vetëm unë”.

“Ka edhe banorë të tjerë këtu që në një farë mënyre, janë ndalur, janë ngacmuar, iu është kërkuar llogari për opinionet që kanë dhënë, për qëndrimet që kanë mbajtur, kështu që ka qenë e vështirë dhe për shkak të takimeve me prindërit”, është shprehur ajo.

Kujtojmë që në natën finale të ‘BBVA 2’, Kiara dhe Luiz Ejlli shuan dyshimet për marrëdhënien e tyre brenda shtëpisë duke e kurorëzuar lidhjen me martesë.