Shtimi i hapësirave të gjelbra dhe këndët e lojërave në cdo lagje ishin një prej premtimeve të Glendian Llatjes kur kërkonte drejtimin e Bashkisë Elbasan. Por kur kanë më shumë se dy vite nga zgjedhjet vendore, banorët denoncojnë se thuajse asgjë nuk është bërë brenda lagjeve të një prej qyteteve me të ndotura në vend.

Duhet të ishte një oaz në një prej qyteteve më të ndotur të vendit siç është Elbasani.

Por mungesa e mirëmbajtjes e aq më shumë ndërhyrjeve rehabilituese nga bashkia e drejtuar nga Gledian Llatja, kanë bërë që kjo hapësirë në lagjen “28 Nëntori” ta humbë funksionin.

Stola të thyer, baltë e beton.

Veç hijes së disa pemëve që kanë shpëtuar, nuk bëhët fjalë për gjelbërim.

Duhet të ishte hapësira më e sigurtë, por sipas banorëve është kthyer në një rrezik sidomos për fëmijët.

“Po mundohemi ti mirëmbajme, se janë shumë të vjetra.”

“Duhet vënë dorë, vetë nuk kam takat, bashkia e ka këtë punë.”

Hapësirat e gjelbra dhe këndët e lojërave në çdo lagje ishin një prej premtimeve të Glendian Llatjes kur kërkonte votat për drejttimin e bashkisë së Elbasanit, por si shumëçka ka mbetur në letër.

Ora news