Një zjarr ka rënë sot në mesditë në fshatin Risili të bashkisë së Vlorës.

Zjarri ka rënë në një sipërfaqe kryesisht me shkurre, por të ndihmuar dhe nga era zjarri po përparon drejt parcelave të mbjella me pemë kryesisht ullinj.

Tri makina të zjarrfikëseve dhe dhjetë forca janë duke punuar për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Previous articleBie ashensori në pallatin ende të papërfunduar,humb jetën 58-vjeçari
Next articleSërish i pandehur në SPAK? Reagon Ahmetaj: ‘Përndjekje’