Një zjarr ka rënë në pyjet me pisha në zonën e Labinotit-Mal, ku paraprakisht mendohet se është i qëllimshëm.
Mësohet se përhapja e flakëve favorizohet edhe nga era e fortë, duke përfshirë kështu një sipërfaqe jo të vogël me pisha.
Terreni malor e bën edhe më të vështirë ndërhyrjen e, ndërkohë që një re tymi ka përfshirë të gjithë zonën.