Zjarri përfshin një pjesë të masivit pyjor në Arrzë, në afërsi të piramidës numër 9, në kufi me Greqinë.

Sipas informacioneve, zjarri ka nisur prej mbrëmjes së djeshme, ndërkohë që mëngjesin e sotëm është vënë nën kontroll dhe fikur nga ana e forcave zjarrfikëse dhe punonjës të emergjencave në Bashkinë e Kolonjës, ndërkohë që vetëm para pak minutash zjarri është riaktivizuar, për shkak të temperaturave të larta.

Terreni është tejet i vështirë, çka e bën të pamundur arritjen e mjeteve zjarrfikëse në vendin ku ka rënë zjarri, ndaj po punohet me mjete rrethanore për vënien përsëri në kontroll të flakëve dhe fikjen totale të tij.

Sipërfaqja e djegur mendohet të jetë rreth 5 hektarë, kryesisht shkurre, Ah,Dushk dhe Pisha.