Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bëri të ditur sot se janë anagazhuar në operacionet për shuarjen e zjarreve në Greqi, 49 efektivë zjarrfikës, 5 mjete zjarrfikëse dhe 4 mjete mbështetëse nga Forcat e Armatosura dhe bashkitë ndërkufitare të Korçës dhe Maliqit.

“Në vijim të dinamikës së diktuar nga zjarret tragjike në shtetin fqinj, kemi nisur për t’u anagazhuar në operacionet për shuarjen e zjarreve në Greqi, 49 efektivë zjarrfikës, 5 mjete zjarrfikëse dhe 4 mjete mbështetëse nga Forcat e Armatosura dhe bashkitë ndërkufitare të Korçës dhe Maliqit”, u shpreh Peleshi, ndërsa ndau pamje nga dërgimi i forcave shqiptare drejt Greqisë.

Ministri informoi se i ka shprehur ministrit Vasilis Kikilias solidaritetin dhe gatishmërinë për mbështetje me të gjitha mundesitë në këto ditë të vështira.