Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, sqaron opinionin publik mbi një lajm të publikuar në media për tentativë zjarrvënie në Burgun e Drenovës, Korçë.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën me dije se ky lajm nuk është i vërtetë. Sipas tyre, siguria dhe rendi në IEVP Korçë është nën kontroll të plotë dhe stafi është në krye të detyrës.
“Me gjithë respektin për median dhe fjalën e lirë, do kërkonim mirëkuptimin e gazetarëve, por jo vetëm, për të evituar publikimin lajmeve të pavërteta të cilat krijojnë një perceptim të gabuar për punën e stafit të burgjeve dhe shërbimin në këtë sistem.
Drejtoria e Burgjeve është e hapur dhe e gatshme të informojë opinionin publik për përmbushjen e misionit të saj, si detyrim ndaj publikut.”