Që prej mëngjesit të së hënës vijojnë flakët në Malin e Tomorrit, ku dyshohet se persona të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin kurorës me pisha.

Tereni i vështirë ka bërë që zjarri të marrë përmasa të mëdha, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme të malit dhe duke vijuar të jetë ende aktiv.

Bëhet fjalë për një zonë shkëmbore të shpallur park kombëtar, zonë e mbrojtur, ku shkuarja e zjarrfikëseve është thuajse e pamundur dhe kërkon domosdoshmërisht ndërhyrje nga ajri.

fax