Kryeministri Edi Rama në postimin e këtij mëngjesi ka bërë një urim për 8 marsin.

“Zoti nuk mund të ishte kudo prandaj bëri nënat”, me këtë shprehje të Rudyard Kipling, Rama uron gëzuar 8 marsin.

Si e ka zanafillën kjo ditë?

8 Marsi është praktikisht një kremtim i lëvizjes për të drejtat e grave, fillesat e së cilës disa i gjejnë në vitin 1857, kur punonjëset e fabrikave protestuan në Nju Jork ndaj kushteve çnjerëzore të punës dhe rrogave të ulëta. Situatën e rënduar të tyre e ekspozoi më shumë tragjedia e vitit 1911, kur nga zjarri që ra në fabriken “Triangle Shirtëaist”, humbën jetën 123 gra e vajza. 19 marsin e po atij viti, lëvizja do të shënohej për të parën herë nga mbi një milion vetë në Austri, Danimarkë, Gjermani e Zvicër. Gratë kërkonin të drejtën e votës dhe të mbajtjes së një posti publik.

Asokohe pati mjaft marshime, protesta e greva, por asnjë prej tyre nuk u zhvillua në 8 mars. Kjo datë do të shfaqet vetëm në vitin 1914 dhe, sipas gjasave, u caktua atë vit pasi qëllonte e dielë, ndërsa tre vjet më vonë, gratë ruse dolën nëpër rrugë të dielën e fundit të shkurtit, së cilës, në kalendarin gregorian, i korrespondonte data 8 mars, gjatë asaj që do të njihej si protesta e bukës dhe paqes. Vetëm në vitin 1975, Kombet e Bashkuara do ta nisnin ta festonin përfundimisht Ditën e Gruas në këtë datë. Prej dekadash të tëra, kjo ditë vazhdon të kujtohet përmes protestave.

Top Channel