Siç pritej, Noel Le Graet ka dhënë dorëheqjen sot nga posti i presidentit të Federatës Franceze të Futbollit (FFF). Një situatë që është bërë e paqëndrueshme prej disa kohësh, duke nisur nga zgjedhja e ish-numrit një të futbollit francez Zidane në vend të Deschamps në krye të kombëtares franceze. Deklaratat e Le Graet ndaj Zidane bënë zhurmë dhe shumë yje të futbollit u kthyen kundër tij.

Për të mos mjaftuar kjo, menjëherë mbërriti hetimi i hapur nga prokuroria e Parisit kundër tij për ngacmim moral dhe seksual. Konkretisht ndaj Sonia Souid, agjente e futbollit, e cila zbuloi se ajo ka vuajtur ngacmime pa dëshirën e saj nga Le Graet nga viti 2023 deri në 2017./ h.ll/abcnews.al