Lojtari ka nënshkruar me klubin një kontratë 3-vjeçare, ku do të përfitojë 5 milionë euro neto në sezon, pa bonuse.
Kështu, Interi ka rrëmbyer me kosto zero një nga faktorët kyç të Milanit të sezonit të shkuar. Mesfushori turk ishte në fund të kontratës me Milan dhe nuk preferoi të rinovonte, pavarësisht se kuqezinjtë i ofruan rreth 4 milionë euro.
Këtë moment e ka shfrytëzuar zikaltërit, të cilët i ofruan lojtarit pagesë më të lartë vjetore.
Chalanoglu do të zë kështu vendin e Christian Eriksen, pasi ky i fundit, ka pësuar arrest kardiak para disa kohësh dhe e ardhmja e tij me kampionët e Italisë është në një pikëpyetje më të madhe.
fax web