Pas disa muajve këmbëngulje në cilësinë e antarit të këshillit bashkiak Elbasan por edhe si kryetar i PSD për qarkun e Elbasanit Erion Murataj ka ndarë një lajm të mirë për banorët e fshatrave Tudan, Kryezjarr dhe Trepsenisht. Pas kërkesave të tij të vazhdueshme per te investuar ne infrastrukture rrugore bashkia e Elbasanit përmes një dokumenti zyrtat njofton se bashkia do të hartojë projektin për sistemimin e sipërfaqes dhe do të investohet këtë vit që vjen.
Banorët e fshatit Tudan firmosën një peticion në të cilin i kërkuan antarit të këshillit bashkiak Erion Murataj që të ngriten shqetësimet e tyre në mbledhjet e këshillit , gjë që u realizua me sukses nga Murataj.

