Tashmë gjithçka është e zyrtarizuar. Leny Yoro i është bashkuar skuadrës angleze, Manchester United.
Manchester United ka konfirmuar se Leny Yoro është bashkuar me klubin.
Mbrojtësi francez ka nënshkruar një kontratë deri në qershor 2029, me opsionin për të zgjatur edhe për një vit tjetër.
Në moshën vetëm 18 vjeçare, Yoro ka luajtur tashmë 60 ndeshje me ekipin e parë të Lille OSC në Francë.
Sezonin e kaluar, ai u emërua në ekipin e sezonit të Ligue 1 duke ndihmuar klubin e tij të përfundonte i katërti në ligë.