Është ngushtuar gara brenda Partisë Demokratike, kur kanë mbetur rreth 20 ditë nga zgjedhjet për kryetarin e ri të Selisë Blu, të cilat do mbahen në datë 13 qershor.

Kanë qenë 9 demokratë të cilët kanë shprehur dëshirën për të kandiduar në zgjedhjet brenda PD-së, por vetëm 4 prej tyre ia kanë dalë të kërkojnë votat e demokratëve në 13 qershor.

Nëntë kandidatët që synonin të bëheshin kryetari i ri i Selisë Blu ishin Lulzim Basha, Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli, Ibsen Elezaj, Edit Harxhi, Sabri Hoxha, Admir Muja, Edmond Vrapi dhe Mirjan Jashanllari.

Katër nga këta emra u mësuan vetëm ditën e sotme teksa mbahej mbledhja e kryesisë: Sabri Hoxha, Admir Muja, Edmond Vrapi dhe Mirjan Jashanllari.

Kryesia e Partisë Demokratike u mblodh ditën e sotme për të shqyrtuar këto kandidatura. Kryesia vendosi që garën ta vazhdojnë vetëm katër prej tyre, konkretisht Lulzim Basha, Fatbardh Kadiu, Edit Harxhi dhe Agron Shehaj.

Surprizë mund të konsiderohet s’kualifikimi i Ibsen Elezajt, një demokrat i vjetër në radhët e PD-së. Ende nuk dihet arsyet përse është s’kualifikuar Elezi.