Elbasan/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Peqin-Elbasan, në fshatin Papër, automjeti që drejtohej nga shtetasi O. S., 26 vjeç, është përplasur me kamionçinën që drejtohej nga shtetasi Sh. P., 58 vjeç.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve, shtetasja B. P., pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin Sh. P. dhe shtetasi A. S., pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin O. S., të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

Previous articleDibër, vritet 26-vjeçari, arrestohet autori (EMRAT)
Next article10 mijë doza ekstazi/ Si ra në “grackën” e policisë grupi që i shpërndante në lokalet e natës dhe plazhet e jugut, hetimet prej 5 muajsh