11 plumba i kanë marrë jetën, 41-vjeçarit Everest Çaka. Sipas ekspertizes mjeko-ligjore ai është qëlluar nga një distancë e afërt dhe pjesën më të madhe të plumbave e ka marrë në bark. Hetuesit janë duke hetuar në 3 pista hetimi, nisur edhe nga e kaluara e viktimës.

Përplasja mes grupeve kriminale, hakmarrja dhe prishja e pazareve të drogës janë pistat ku janë përqëndruar për momentin hetimet. 14 vite më parë vëllai i viktimës, Alfons Çaka, i njohur si “Noçja”,  do e ekzekutohej në Barcelonë të Spanjës, por pas 4 vitesh, pra në vitin 2011 tek ura e Zaranikës u ekzekutua vëllai i Florencit, Gezim Alikajt.

Për këtë ngjarje u akuzua 41-vjeçari Everes Çaka, por akuzat nuk u provuan kurrë. Ndërkohë rreth 4 muaj më parë po në Spanje do vritej edhe Florenc Alikaj, vetëm pak muaj pasi kishte dalë nga burgu. Gjithashtu Caka u dyshua edhe për masakrën e familjes Muhameti, të cilët në nëntor të viti 2011 u ekzekutuan me nga një plumb në kokë Emin Xhelal dhe Pëllumb Muhameti, vëllezërit dhe banai i “Nel Çamit”, edhe ky kundërshtar i familjes Çaka.

Por nuk përjashtohet as përplasja mes grupeve pasi Çaka është djali i tezes, Arjan Spahiut, i cili u ekzekutua në Belgjikë. Ky i fundit është vëllai i kuunatit të Indrit dhe Erion Alibej. I pari i ekzekutuar në atetatin e dyfsishtë ndërsa i dyti  i arrestuar si porositës i disa atentateve që kanë tronditur Elbasanin.

Ndërkohë lidhur me autorët e vrasjes së djeshme dyshohet se ato janë vrasës me pagesë. Autoritetet janë duke punuar për identifikimin e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë, ku deri më tani janë sekuestruar dhjetëra kamera sigurie.

Përveç kamerave të sigurisë të sekuestruara në banesat dhe bizneset e lagjes Fushë mbret, hetuesit kanë sekuestruar kamera sigurie edhe në shume biznese përgjatë aksit rrugur Elbasan Metalurgji dhe Elbasan-Durrës, me shpresën mos ndihmohen për identifikimin e autorëve.