Një ngjarje e trishtueshme ka ndodhur në Australi ku një 13-vjeçar ka vdekur si pasojë e asfiksimit nga mbeturinat pasi ai fjeti në një kosh mbeturinash.
Sipas Daily Mail, ngjarja u bë e ditur në kohën kur koshi i mbeturinave u zbraz mbi kamionin e mbeturinave ku përveç viktimës brenda ishin edhe dy shokët e tij.

Spencer Benbolt Junior, i njohur nga miqtë e tij si Budda, dhe dy shokët e tij pak më të vegjël, ndodheshin brenda koshit në Port Lincoln të Australisë jugore.Policia tha se një fëmijë 12-vjeçar arriti të dilte nga koshi dhe filloi të godiste në dritaren e kamionit që shoferi të ndalej.

Spencer pësoi lëndime të rënda dhe vdiq në vendin e ngjarjes, afër një restoranti “McDonald’s”, ndërsa fëmija më i ri, një 11-vjeçar, shpëtoi pa lëndime.Shoku i Spencerit, Dylan Fox, tha se adoleshenti ishte duke fjetur në kosh, sepse nuk dëshironte të qëndronte në familjen që e strehonte atë. Drejtuesi i kamionit nuk e dinte që fëmijët ndodheshin në kosh dhe se është prekur jashtëzakonisht shumë nga ky incident.

Kushërira e Spencer e përshkroi atë si një ‘fëmijë me të vërtetë të mirë’, me një buzëqeshje të artë në fytyrë. ‘Ai ishte trim, i ashpër. Ai ka kaluar shumë gjëra dhe është një fëmijë shumë i fortë, ‘tha ajo me lot të Martën.Halla e 13-vjeçarit tha se ai gjithmonë kishte një ‘marrëdhënie të ngushtë’ me prindërit, vëllezërit dhe gjyshet e tij.