Të paktën 11 persona kanë humbur jetën pas një shpërthimi të fuqishëm gazi të dielën, 13 qershor.

Sipas autoriteteve lokale, shpërthimi ndodhi rreth orës 6:30 të mëngjesit me kohën lokale në rrethin Zhangwan të qytetit Shiyan, provinca Hubei, Kinë.

Autoritetet shpëtuan më shumë se 100 njerëz nga rrënojat, përfshirë 37 me plagë të rënda, sipas kanalit shtetëror të lajmeve CCTV, duke cituar zyrtarë lokalë.Zyra e qytetit fillimisht tha se “shumë” njerëz u arrestuan pas incidentit.

Imazhet që qarkullojnë në mediet sociale,  treguan ekipet e shpëtimit duke punuar nëpër rrënojat e shtëpive për të shpëtuar personat e bllokuar.

Shkaku i aksidentit po hetohet, tha qeveria e qytetit, e cila përmes një njoftimi në platformën kineze Ëeibo tha se po organizohen sa më shumë grupe shpëtimi