Demokratët në të gjithë vendin u janë drejtuar sot qendrave të votimit për të zgjedhur kreun e ri të partisë. Qendrat janë hapur në orën 08.00 dhe procesi i votimit do të përfundojë në orën 19.00.

Në të gjithë vendin janë 76 qendra votimi dhe 75 mijë votues. ABC sjell pamje nga procesi i votimit në Berat ku do të votojnë rreth 1,700 demokratë.

Në këto zgjedhje brenda partisë, Lulzim Basha, i cili ndodhet përballë Fatbardh Kadillit, Edith Harxhit dhe Agron Shehajt kërkon mandatin e tretë.  s.b/abcnews.al/