Sot shënohen 11 vite ga 21 janari ku mbetën të vrarë katër protestues gjatë protestave para kryeministrisë. Në nder të 4 viktimave Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, familjarët e tyre bashkë me kryeministrin Edi Rama, ministra dhe deputetë zhvilluan homazhe ne Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ .Por kur kanë kaluar tashmë 11 vite ende përpara drejtësisë nuk është vendosur asnjë fajtor? Në kohën kur ndodhën vrasjet kryeministr ishte Sali Berisha ndersa sot është Edi Rama por ajo që duket se i ben bashkë në një pikë është fakti se deri më tani askush nga të dy nuk ka nxjerrë përpara drejtësisë fajtorin, ndaj natyrshëm lind pyetja : A janë të dy përgjegjës për 4 jetët e humbura?

Egnatia news