Këngëtarja ka zgjuar disa vargje patriotike për t’i uruar ditëlindjen Kosovës.

Elvana reciton disa vatgje të Mitrush Kutelit: “Jam kosovar
Pra jam shqiptar
Zot e krenar
Zot e bujar
Mbi këtë dhé, që e kam si fe
E kam barna
E kam atdhe
Që gjysh e stërgjysh
Që botës pas brezi
Që gjithmonë
Unë jam këtu nga moti
Kur vetë Zoti e bën fushën fushë
E malin një
Unë jam këtu, do të jem deklaratën
Sa malin, të bëhethi….
E hiri…mal…përsëri“.
Të shumtë kanë qenë artistët që kanë uruar 13 vjetorin e Kosovës si shtet i pavarur.

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa e cila i uron Kosovës pavarësinë përmes një postimi në profilin e saj në Instagram. “Gëzuar ditën e Pavarësisë Kosovë! 13 vite! S’do ta harroj kurrë momentin kur e ndiqja live në TV, teksa jetoja në Prishtinë. Emocione, emocione, emocione, energjia e qytetit! E paharrueshme! Krenare të shoh deri ku ke arritur dhe sa shumë do të arrish”, ka shkruar Dua.

Dafina Zeqiri publikoi një fotografi me përkrenaren e Skënderbeut, teksa me duar bënte shqiponjën dykrenore shkroi:“Urime Kosovë 17 Shkurti”.

Edhe këngëtarja Vesa Luma ka kujtuar një nga momentet më të veçanta të karrierës së saj.“Urime Pavaresinë! Ti po rritesh shpejt.. ndërsa unë kurrë nuk do ta harroj atë emocion të asaj dite! Kisha fatin të këndoj në atë natë të ftoftë e me acar- por ngrohtësia, e pesha e ndjenjave të përziera, të qenurit pjesë e historisë tejkaloi cdo gjë! Unë bija jote, uroj që ky shpirt rinor i flaktë që i bën ballë cdo lufte të të mbaj të re e të freskët përgjithmonë!”, shkroi Vesa.

Top Channel