Nga Erion Murataj

Në orët e para të 22.2.22 urdhëri i Putinit pushtoi çdo faqe apo ekran medie. Jargavitja por**et e perendimit se gjoja Rusia po dridhej e s’do guxonte nuk rezultuan aspak eficente. Tashme që plasi dhe këllqet e aleances duken jo fortë shpresdhenese duhet patjeter një strategji për t’u përballur me këtë marrezi.


Rruleta Ruse e nisi rrugëtimin e saj dhe nëse s’duam të luajmë të gjithë me fatet tona na takon të te mos i fryjmë përrallës se diplomacisë pafundësisht! Politika e faktit të kryer zbatohet përmbi teoritë diplomatike të cilat mbyten me një gisht ujë në artificat që u jepen si ushqim në çdo rast konflikti.
Shoqëria e hapur që pjesa me e madhe e botës perëndimore përqafoi prodhoi zhvillim por vrau burrat.
Ata që i duhen shtëpisë kur rreziku i troket në derë.
Dhe për mua si shqiptar Ukraina duket shumë afer. Dikush do të thotë jemi pjese e NATO-s. Dakort, po nëse do të kemi efekt domino ne sllav folësit e Ballkanit që ende thonë që Kosova është pronë e jona çfarë do të bëhet?
Ku do shkoj aleanca më parë atëherë?
Po nese binomi Kinë – Rusi na krisin e në Taiwan ku shkon aleanca?
E pra ndërkohë që “ATA” nuk u integruan dhe nuk “Përparuan” si ne, u kujdesën të kenë jo vetem burra për tu mbrojtur por dhe mercenar që të shkretojne çdo gjë u del përpara.


Me vjen keq që kjo kohë na gjen të pa përgatitur por besoj që do të vlej shembulli i atyre që kanë ngelur burra për ti dhënë shpresë të ardhmes.
Sa për pushtetaret bëjnë mirë të nisin të hapin vendstrehimet meqë gjithçka tjetër e vodhët dhe e shitet për skrap.
Kur të keni mbaruar bëni një xhiro andej nga erdhet koha juaj po perëndon.