Një 23-vjeçar me iniciale K.B. është arrestuar nga policia pasi ka marrë me forcë një makinë një vajzë të cilën e ndiqte prej kohësh.

I riu është kapur nga policia pas denoncimit të së resë në polici ndërkohë që materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Mori me forcë në automjet, një shtetase që e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme, arrestohet në flagrancë 23-vjeçari.

Nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. B., 23 vjeç, banues në Shijak, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Arrestimi i tij u bë pasi ka bërë kallëzim shtetasja M. S., banuese në Shijak, se shtetasi K. B., i cili e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme, e ka marrë me forcë në automjetin e tij, pa dëshirën e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. /abcnews.al