Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur një fjalim pas vënies së kurorave në ceremomninë përkujtimroe të 24 vjetorit të vrasjes së Azem Hajdarit, ku ecilësoi këtë të fundit si të përjetshëm për shkak të veprës së tij për shqiptarët.

Berisha tha se 24 vite pasi vrasësit me uniformë ekzekutuan Azem Hajdarin, sot Shqipëria gjendej në kushtet e një monizmi të plotë.

Sali Berisha: Jemi këtu për t’u përulur me mirënjohjen më të pakufijshme ndaj veprës së tribunit të shqiptarëve, Azem Hajdari i cili hyri në historinë e kombit tonë si shqiptari që me një grup të guximshëm studntësh bënë më shumë se kushdo tjetër për lirinë e shqiptarëve. Në dhjetorin e ’90-tës, Shqipëria ishte vendi i vetëm ish komunist në Europë nën diktaturën staliniste dhe monizmin e plotë. Përpjekjet e shqiptarëve për të dalë prej kësaj diktature, sakrificat e tyre më të jashtëzakonshme për liri, dinjitet njerëzor dhe kombëtar, u ndeshën në shtypjen më të egër. Çdo akt kundërshtie ndaj regjimit, ishte i barabartë me hapjen e dyerve të burgut apo mihjen e varrit për shkak të shtypjes së egër staliniste dhe intolerancës totale.

Në këto rrethana, Azem Hajdari guxoi të dalë në protestë të fuqishme me studentët, të vihej në mënyrë epike në krye të kësaj lëvizje e cila në një hark kohor tre ditor solli gjunjëzimin e regjimit dhe vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri. Me këtë akt, Azem Hajdari dhe bashkëpunëtorët e tij ndanë epokat, ndanë sistemin diktatorial nga sistemi i vlerave. Për këtë akt, Azem Hajdari u ekzekutua nga përfaqësues kriminelë, vrasës me uniformë, nënkolonelë të regjimit. Por ai është dhe mbetet frymëzim i madh për shqiptarët, i përjetshëm për veprën e tij. Sot Azem Hajdari është më i gjallë se kurrë me mesazhin e tij. Ne vendosëm ato kurora aty ku ra Azem Hajdari dhe sivëllai i tij por i vendosim ato në kushtet e një monizmi të plotë. Pasardhësi i bllokmenëve hoxhistë, pasardhësi i njeriut që firmosi varjen në litar të Avzi Nelës është sot në pushtet duke rrëmbyer votën e shqiptarëve, ka vendosur në kontroll të plotë të gjitha pushtetet në këtë vend duke rikthyer monizmin.