69-vjeçari me inicialet Sh.H banues në Peshtan, ka denoncuar largimin e vajzës së tij 37-vjeçare me inicialet S.H.
37-vjeçarja e cila është larguar nga banesa prej dy ditësh, konstatohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Priten informacione të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë: Fier
Në komisariatin e Policisë Fier, shtetasi Sh. H., 69 vjeç, banues në Peshtan Bregas, ka bërë denoncim se në datë 24.06.2023 është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e tij, shtetasja S. H., 37 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e 37-vjeçares.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.