Krerët e shtetit kanë përkujtuar 79-vjetorin e Çlirimit duke nderuar kujtimin e të rënëve për lirinë e atdheut në varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

Presidenti Bajram Begaj, Kryeministri Edi Rama, Kryeparlamentarja Lindita Nikolla, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe zyrtarë të tjerë të lartë kanë kryer homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

Dita e sotme shënon 79-vjetorin e Çlirimit të vendit nga pushtimi nazistë.

Këtë datë, politika e feston e ndarë pasi 29 Nëntori është festë vetëm për të majtën, ndërsa e djathta feston 28 Nëntorin si ditën e Pavarësisë dhe të Çlirimit.