Një adoleshente ka mbetur e paaftë të ecë, të flasë apo të ushqehet pasi është rrëmbyer nga ish i dashuri i saj.

Sipas mediave britanike, Angel Lynn pësoi lëndime që ia ndryshuan jetën pasi u rrëmbye nga ish-i i saj Chay Boëskill dhe miku i tij Rocco Sansome, të dy 20 vjeç.

Ajo u lëndua pasi doli nga një automjet me shpejtësi duke ecur rreth 60 mph në A6 drejt Loughborough. Megjithatë është e paqartë se si ajo u largua nga automjeti, por 19-vjeçarja ka mbetur e paaftë për të komunikuar, ecur apo ushqyer veten dhe ka nevojë për kujdes 24 orë.

Dy të rinjtë tashmë janë në burg pas ngjarjes së ndodhur më 17 shtator 2020. Boëskill u dënua me shtatë vjet e gjysmë dhe Sansome iu dha 21 muaj paraburgim.

Prokuroria nuk arriti të provonte nëse ajo ishte hedhur ose shtyrë jashtë makinës.

Mësohet se dy të rinjtë kishin qenë në lidhje prej 9 vitesh, dhe Boëskill e kishte presionuar gjithmone, duke e trajtuar keq.

Mamaja e vajzës tha se ai i dërgonte mesazhe kërcënuese herë pas here pas ndarjes. Madje ajo theksoi se kishte konstatuar mavijosje dhe shenja dhune në trupin e saj gjatë kohës që ata ishin të lidhur. “9 vite qe ata ishin bashke, ishin horror”- u shpreh ajo.