Edhe pak orë na ndajën nga supersfida Shqipëri-Angli, e cila luhet këtë të diel në orën 18:00 në stadiumin “Air Albania”.

Në pamundësi për të qenë brenda stadiumit për të mbështetur kombëatren kuqezi, tifozët tepër besnik të njohur si “Tifozat Kuqezi” janë futur paraprakisht në stadium për të vendosur një banderolë gjigande me mbishkrimin “Sytë dhe zemrën te ju”.

Në këtë mënyrë, ata i shprehin mbështetjen e tyre ekipit kombëtar në një ndeshje kaq të vështirë përballë një skuadre si ajo e Përfaqësueses Angleze.

(E.H/Faxweb.al)