Gjykata e Apelit të Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e ish drejtorit të RTSH-së Thoma Gëllçi, për pafajësi.

Togat e zeza të apelit të posaçëm kanë miratuar vendimin e Shkallës së Parë duke e dënuar me vendim të formës së prerë me 1 vit e 4 muaj ish drejtorin. Ai u shpall fajtor për akuzën e  shpërdorimit të detyrës, në lidhje me tenderin për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro.

Gjithashtu në fuqi u la vendimi edhe për tre personat e tjerë të vënë nën akuzë për të njëjtën çështje. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Gëllçi në cilësinë e drejtuesit dhe 3 zyrtarët e tjerë pjesë e Komisioneve përzgjedhëse kanë favorizuar kompaninë fituese nëpërmjet kritereve të vendosura

Gëllçi së bashku me Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj u arrestuan në tetor te vitit 2021.

Në gusht të 2022, ish drejtori la qelitë për shkak shkak të përfundimit të dënimit. Pas arrestimit në atë kohë përmes një njoftimi zyrtar, Prokuroria bëri të ditur se ish-zyrtari i lartë i Televizionit Publik, i cili financohet nga buxheti i shtetit, akuzohet për shkeljet e konstatuara në procedurën e hapur të prokurimit me objekt blerje pajisjesh për kanalin RTSH Agro, me fond rreth 1 milion dollarë të zhvilluar në datën 9 nëntor 2018. Për të njëjtën çështje në pranga kanë rënë edhe tre punonjësit e RTSH./Abcnews.al/