Një i moshuar që po udhëtonte me motor në aksin rrugor Elbasan – Peqin është përplasur nga një makinë këtë pasdite.

Shtetasi, rreth 70 vjeç është plagosur rëndë dhe po dërgohet në spital.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por lagështira në rrugë si pasojë e reshjeve të shiut dyshohet se ka shkaktuar përplasjen