Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thënë se gjatë fushatës elektorale, nuk do i përgjigjet Kryeministrit Edi Rama, për sharjet apo sulmet që i bën ky i fundit.

Basha, gjatë vizitës në Patos, ka thënë se s’ka kohë për të humbur asnjë sekondë me Ramën, duke shtuar se do të merret vetëm me qytetarët gjatë fushatës elektorale pasi sipas tij Kryeministri për të i përket së shkuarës.

“Më thonë pse si kthen përgjigje kur të shan, kur të sulmon. E dini pse më shan, pse më sulmon? Sepse e di që po vjen ndryshimin. S’ka bërë asgjë këto 8 vite. S’ka një gjë për t’u mburrur. Alternativa e vetme është sharja. Njerëzit prandaj janë mërzitur nga politika. Rama është e shkuara ,s’kemi kohë për të humbur me gërr-vërret. Deri ditët e fundit do shajë e përgojojë. S’ka asgjë për t’i treguar shqiptarëve. 25 prilli nuk është për të ,as për mua, janë për popullin. Nuk merrem me të, unë merrem me ju.’’- tha Basha.

(E.H/Faxweb.al)