Janë zbuluar pamjet e fjalimit motivues të Kylian Mbappe në finalen e Kupës së Botës gjatë intervalit të pushimit pas pjesës së parë.
“Gjelat” shkuan në dhomat e zhveshjes në disavantazh, ku Argjentina kryesonte me rezultatin 2-0. Franca e tij po humbiste, por Mbappe shfaqi karakterin e tij të jashtëzakonshëm para shokëve të skuadrës dhe trajnerit Deschamps, ku dhe vet ky i fundit nuk po fliste.
“Nuk mund të bëjmë më keq se kaq. Ne kthehemi tani në fushë, duhet të përmbysim rezultatin. Pësuam 2 gola, por mund të kthehemi. Dreqin djema, kjo është një herë në 4 vjet, dreqin!”, dëgjohet Mbappe teksa motivon skuadrën
Dhe në fakt kështu ndodhi, ata u kthyen në fushën e lojës dhe ishte pikërisht Mbappe me dy gola të shpejtë duke barazuar rezultatin dhe duke e dërguar ndeshjen në shtesa. Argjentina kaloi përsëri në avantazh me anë të Messit, por Mbappe ishte përsëri ai që barazoi shifrat në 3-3 dhe finalja u vendos nga penalltitë, më Argjentinën që u kurorëzua si fituesja e trofeut të madh./ h.ll/abcnews.al