Një 29 vjeçar shqiptar në Angli është dënuar me 7 vite burg, pasi akuzohet për  përdhunimin e një vajze në shtëpinë e saj.

Kjo e fundit e kishte ftuar  të riun Klodjan Samurri, në shtëpi, pasi u njohën në restorant. Sipas medieve të huaja, ai e sulmoi vajzën pasi e takoi gjatë një nate në veri të Londrës në qershor të vitit të kaluar.

Vajza tha në gjykatë se ishte zgjuar, teksa Samurri po kryente marrëdhënie seksuale me të. Shqiptari ka mohuuar dy akuza përdhunimi, por u shpall fajtor për një prej tyre. Samurri u dënua me shtatë vite burg dhe do të shënohet në regjistrin e sulmuesve seksualë.