Të tjera detaje kanë dalë nga bastisja e qelive të 13 shqiptarëve në Chania të Kretës, në Greqi.
Mediat greke bëjnë me dije se njëra prej qelive që është bastisur ka qenë e drejtuesit të dyshuar të “mafias në burgjet shqiptare”, Klodian Lekocaj, i njohur si “Klodi”.
Kërkimet e befasishme u bënë pak ditë pas vrasjes së dyfishtë të “Nikos” dhe “Armando” në sheshin Neo Smyrni, pasi dyshohet se mes të burgosurve që ishin objektivi i hetimeve policore është edhe porositësi i vrasjeve të dy shqiptarëve.
Klaudiani ka qenë dhjetëra herë në qendër të hetimeve të policisë për porositjet e vrasjeve dhe rastet e trafikut të drogës.
Gjithashtu sipas burimeve, bëhet me dije se gjatë kontrolleve në qelitë me pjesëmarrjen e forcave speciale EKAM dhe të një qeni, u gjetën:
Në qelinë e një shqiptari që ka të deklaruar 12 mbiemra, 15 emra dhe 9 ditëlindje të ndryshme, që variojnë nga 1969 deri 1989, u gjetën dhe sekuestruan 6 ilace zanax, një celular dhe shënime me shkrim dore me numra celularësh.
Në një qeli ku ndodheshin dy shqiptarë të tjerë u gjetën dhe sekuestruan 2 thika që ju gjetën njërit prej të burgosurve dhe lima metalike, brisqe metalike, një celular dhe një fill peshkimi. Këta dy të fundit janë 28 dhe 58-vjeç