Detaje të reja janë zbardhur nga ekzekutimi i dy shqiptarëve në Greqi në zonën e Nea Smyrni. Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja u qëlluan me breshëri plumbash në një lokal në Athinë.

about:blank

Mediat greke kanë nxjerrë detaje të reja nga ekzekutimi mafioz i dy shqiptarëve. Referuar mediave vendase, një zyrtar i lartë i ELIAS ka thënë se vrasja e dy shqiptarëve mund të jetë kryesor nga i njëjri autor i cili ka ekzekutuar në vitin 2021 në të njëjtat rrethana, dy shqiptarë të tjerë.

Viktimat janë një 32-vjeçar i ekzekutuar në një kafene në Sepolia në maj të vitit 2021 dhe një 39-vjeçar shqiptar i ekzekutuar në një kafene tjetër në zonën e Agios Pavlos në qendër të Athinës.

Ekzekutimin e Çerçizajt dhe Organjës mediat greke e lidhën me vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në hyrje të një lokali në Tiranë.

Ky i fundit ishte dënuar për trafik droge në Greqi dhe dyshohet se viktimat kanë qenë pjesë e të njëjtës bandë dhe se janë vrarë nga bashkëatdhetarët.

Sipas autoriteteve, vrasja e dyfishtë ishte një “mesazh”. Më tej mediat greke vënë theksin se në Shqipëri ka nisur një luftë mes bandave të drogës. Gjithashtu nënvizohet fakti se pak ditë më parë humbi një ngarkesë prej 700 kg hashash, për të cilën ishte përgjegjës biznesmeni i vrarë në Tiranë.