Një borxh prej 500 eurosh me sa duket është bërë “molla e sherrit” mes kushërinjve në Kamzë, të cilët mbrëmjen e djeshme u përleshën me thika.
Fatjon Luca plagosi me thikë kushëririn e tij Hafuz Troci. Por gjatë konfliktit morën dëmtime të lehta edhe familjarët e dy palëve në konflikt, shtetasit M. L., B. C., dhe një 15-vjeçar.
ABC ka zbardhur dëshminë e personave të përfshirë në konflikt.
Mësohet se sherri ka nisur ka nisur pas një borxhi që i plagosuri i ka pasur autorit të ngjarjes Fatjon Luca.
Ky i fundit i ka thën hetuesve se 500 eurot që ia kishte dhënë Hafuz Trocit nuk i kishte marrë ende.
Sipas tij, ai ia kishte kërkuar disa herë, por Troci nuk ia kishte dhënë.
Konflikti i djeshëm ka nisur pasi autori dhe personat e tjerë kanë qenë në një dasmë.
Në përfundim të ceremonisë, Luca është afruar dhe e ka qëlluar në gjoks Hafuz Trocin.
Në sherr janë përfshirë edhe familjarët e tjerë të Trocit dhe Lucës, të cilët kanë nisur të qëllojnë njëri-tjetrin me grushte.
Pas mbledhjes së provave në vendin e ngjarjes, policia ka arrestuar autorin Fatjon Luca, ndërsa po hetohen në gjendje të lirë personat e tjerë të përfshirë./Abcnews.al/