Është publikuar në medie momenti i përplasjes së autobusit me udhëtarët grekë në Rumani.
about:blank
Si pasojë e përplasjes një 53-vjeçar nga Larisa humbi jetën, ndërsa 24 të tjerë u plagosën.
Në videon e publikuar nga mediat rumune, shihet autobusi teksa i afrohet harkut pa ngadalësuar shpejtësinë dhe shoferi me sa duket vlerësoi se autobusi do të mund të kalonte poshtë tij.
Siç shihet në video, treguesi i lartësisë ka goditur pjesën e sipërme të autobusit.
Të hënën në mëngjes, avokati i shoferit argumentoi se klienti i tij “në momentin e fundit duhej të zgjidhte se ku të shkonte, brenda një sekonde duhej të vendoste. Nuk kishte shpejtësi.”
Avokati tha se “shoferi është ndalur disa herë në rrugë, nuk është lodhur, përgjegjësitë janë diku tjetër. Ky tunel u rinovua gjatë gjithë verës. Nga shtatori kemi pasur shtatë aksidente. Në të kaluarën aty kalonin pa probleme kamionët dhe autobusët. Kufizuesi i lartësisë ishte shumë i rëndë.”