Zëdhënësja e aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës, Valentina Gara, sot ka informuar se kanë pranuar kërcënim me bombë.

about:blank

Udhëtarët dhe personeli, sipas saj, janë evakuuar dhe janë të sigurt.

“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuuar dhe janë të sigurt. Ekipet e involvuara në planin emergjent janë duke kryer detyrat e tyre”, ka shkruar Gara në Facebook.

Policia  ka informuar se është mbyllur përkohësisht aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

“Policia e Kosovës, sot në orët e paradites ka pranuar një informacion me përmbajtje kërcënuese, për mjete shpërthyese në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë. Bazuar në këtë informacion, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore, ku për shkaqe sigurie ka mbyllur përkohësisht aeroportin. Me qëllim të hetimit, kontrollit dhe masave të sigurisë, janë angazhuar njësitet relevante, andaj kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve.”, ka bërë të ditur Policia.

Ndryshe, pak më parë, zëdhënësja e aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara, ka informuar se kanë pranuar kërcënim me bombë. Udhëtarët dhe personeli, sipas saj, janë evakuar dhe janë të sigurt./KosovaPress/