Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka reaguar në lidhje me deklaratën e minsitres Olta Xhaçka, e cila shprehu hapur mbështetjen e Shqipërisë ndaj Kosovës.
Në reagimin e tij Daçiç ka akuzuar Xhaçkën se po inkurajon Kurtin për provokime por sipas tij, duhet t’i kujtonte atij se ka detyrim të zbatojë marrëveshjen e Brukselit dhe Rezolutën 1244.
“Ajo në asnjë fjalë nuk i ka kujtuar Kurtit se e ka obligim ndërkombëtar të zbatojë Marrëveshjen e Brukselit, Rezolutën 1244 dhe të gjitha dokumentet tjera relevante, obligimin për formimin e Unionit të Komunave Serbe, për të mos dërguar njësitet të armatosur shqiptare në veri dhe jo të arrestojnë serbët vetëm se janë serbë”, tha Daçiç.
Ndërkohë, ministrja Xhaçka dënoi vendosjen e barrikadave në rrugët kryesore dhe në pikat e kalimit kufitar. Ajo tha se Shqipëria qëndron krah Kosovës në këtë situatë të vështirë.
“Ne jemi me Kosovën në këtë situatë të vështirë dhe i bëjmë thirrje autoriteteve serbe të mos i justifikojnë as barrikadat e as grupet kriminale që refuzojnë t’i largojnë ato. Të luash me zjarrin është një ide shumë e keqe për të ardhmen e të gjithë fëmijëve tanë”, vijon reagimi.
Deklarata e plotë – Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka
Po ndjekim me keqardhje minutë pas minute shfaqjen e një krize të tejzgjatur në mënyrë artificiale në veri të Kosovës dhe jemi thellësisht të shqetësuar nga përshkallëzimi i tensioneve.
Barrikadat që janë ngritur në veri, jo prej ndonjë vale zemërimi popullor, por nga një grup kriminelësh famëkeq, nuk po pengojnë thjesht vijimin normal të jetës. Ato janë po ashtu skena që të kujtojnë ditët e errëta të viteve 1990 të cilat rajoni ynë i ka lënë pas njëherë e mirë bashkë me ish Jugosllavinë që shkoi e vate.
Për pak vjen viti 2023! Kjo nuk është koha për të bërë kërcënime ushtarake apo për sulme të papranueshme kundër Policisë së Kosovës, KFOR dhe Policisë së EULEX. Kjo është koha për dialog dhe bashkëpunim. Kjo përballje e rrezikshme duhet të marrë fund dhe autorët duhet të nxirren përpara drejtësisë.
Ne jemi me Kosovën në këtë situatë të vështirë dhe i bëjmë thirrje autoriteteve serbe të mos i justifikojnë as barrikadat e as grupet kriminale që refuzojnë t’i largojnë ato. Të luash