Një lajm i mirë për të gjithë pensionistët dhe shtresat në nevojë, të cilët do të marrin ndihmë nga shteti. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se pensionistët do të marrin 8000 lekë të reja secili nga ‘Pakoja e Madhe’.
“MIRËMËNGJES dhe me kënaqësinë e faktit se 695 mijë pensionistë do të marrin nga 8000Lekë (të reja) secili nga Pakoja e Madhe, ku do të kenë pjesën e tyre 1 milionë shqiptarë, që do të përfitojnë sipas kategorive deri në 20000Lekë (të reja), për të zbutur impaktin e inflacionit të luftës deri në fund të këtij dimri të vështirë për mbarë Europën, ju uroj një ditë të mbarë”.
Një ditë më parë, kreu i qeverisë njoftoi “Pakon e Madhe” në mbështetje të 1 milionë individëve. Rama tha se paketa do t’u vijë në ndihmë familjeve dhe parashikohet që mbi 8 miliardë lekë të reja të shpërndahen në ditët e para të Janarit. /abcnews.al